Rama: Do të ndihmohen ata që punojnë në “të zezë” dhe me ndihmë ekonomike

schedule13:40 - 20 Prill, 2020

schedule 13:40 - 20 Prill, 2020

Gjatë fjalës së tij të mbajtur ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ndihmohen edhe familjet që kanë vështirësi ekonomike dhe ata që punojnë në të zezë.

Rama u shpreh se po punohet për një bonus të veçantë, i cili do të vijë si ndihmë direkte.

Sipas Ramës, ndihma për këto familje do të kalojë shifrën e vendosur prek 80 mijë lekësh, por gjithçka pritet në ditët në vijim.

https://www.facebook.com/abcnews.al/videos/547015642891865/

Për pak ditë mbaron lëvrimi i pagës së parë, tani nuk ka më nevojë për verifikime dhe të tjerat do të jepen rrjedhshëm pa asnjë problem. Nesër fillon lëvrimi i bonusit prej 40 mijë lekësh, procedura është shumë e thjeshtë dhe deri në javën e parë të majit parashikojmë që paratë të jenë të derdhura në kontot e tyre që përfshihen në paketën e zgjedhur. Kam marrë shumë shpesh, kam reaguar shumë shpesh, shumë kënd që jeton në vështirësi të mëdha ekonomike dhe punon në të zezë, nuk ka zgjidhje individuale, por duke konstatuar dhe analizuar se një pjesë e madhe e atyre që e ushtrojnë veprimtarinë në të zezë janë në një grup prej afro 70 mijë familjesh që nuk janë të përfshira në skemën e ndihmës ekonomike, por sidoqoftë edhe pse kanë pasur një pikëzim më i lartë se atyre që kanë hyrë në ndihmën ekonomike, si aplikues për ndihmë ekonomike konsiderohen kur të bëhen verifikime e duhura. Janë familje që në këtë situatë kanë një hall më të madh dhe prandaj po punojmë për një bonus të veçantë që do të jetë në masën e një ndihme direkte, njëherë për periudhën e mëtejshme dhe si do të jetë, sa do të jetë dhe kur do të ndodhë, do ta kemi të qartë në javën, këtë javë, brenda kësaj jave do ta lajmërojmë këtë nismë plotësuese, të paketës së zgjeruar për t’u ardhur në ndihmë atyre që janë në të zezë nuk marrin ndihmë ekonomike dhe janë në situatë të rëndë. Ndihmën do ta bëjmë shumë shpejt. Duam të shkojmë përtej ndihmës prej 80 mijë lekësh, sa do ta kalkulojmë, por do ta shohim më tej”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!