Verën e vitit 2016 u transferua te Mouscron dhe për Mërgim Vojvodën pati goxha hapësira. Mbrojtësi i djathtë, i cili ka qenë pjesë e Shqipërisë U21, zgjodhi më pas Kosovën dhe tashmë po luan titullar me përfaqësuesen dardane. Këtë sezon ai bëri një hap tjetër përpara në karrierë.
Tashmë ai është pjesë e Standard Liege, një nga klubet më të mëdha në Belgjikë dhe ka luajtur rregullisht. 25 ndeshje në kampionat dhe vetëm njëherë është futur në lojë si zëvendësues/ Vojvoda ka shënuar edhe një gol, kundër Oostende.
SHIKO EDHE: Vojvoda si Roberto Carlos, goli i parë i tij është fenomenal (VIDEO)
Së fundmi ai është zgjedhur edhe në formacionin më të mirë të sezonit,nga Voetbal Magazine. Mërgim Vojvoda vlerësohet shumë për aspektin sulmues, madje është një lojtar mbrojtës që lëshon topa në zonën e kundërshtarit 2-fish më shumë se sa bëjnë mesatarisht lojtarët e tjerë të krahut të djathtë në kampionatin belg.
Mesatarisht gjashtë krosa në zonë lëshon mbrojtësi dardan, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur në kampionat. Në kampionatin belg Vojvoda nuk është i vetmi shqiptar, pasi pjesë e Oostende është edhe Sindrit Guri, i cili nuk ka gjetur hapësira në skuadrën e tij. /abcnews.al