Të ngujuar bashkë me personelin, “ABC News” viziton personat me aftësi të veçanta në Shkodër

schedule16:37 - 2 Prill, 2020

schedule 16:37 - 2 Prill, 2020

Prej më shumë se tre javësh në qendrën e zhvillimit në Shkodër janë izoluar persona me aftësi ndryshe dhe personeli i saj.

Genti është mërzitur dhe shpreson që izolimi të përfundojë sa më parë, por sakrificën e punonjësve e bekon.

Edhe unë, asnjëherë nuk ka pasur si kjo situatë. Shresoj që kjo situatë të largohet sa më shpejt. Punonjëset me thënë të drejtën kanë një punë të lodhshsme. Të gjithë punojnë me ne, na shërbejnë dhe shpresoj të shpërblehen sa më shpejt”, u shpreh ai.

Një tjetër adoleshent që ka një vit që është strehuar në këtë qendër dhe merr shërbime tregon se si e kalojnë ditën.

Është pak e mërzitshme pasi nuk kalohet e gjithë dita brenda. Ne mundohemi ti shërbejmë, gjatë paraditës krijojmë aktivitete duke luajtur me top, gjithashtu krijojmë aktivitete me kërcim”, u shpreh ai.

Është e trishtë që këta punonjës që mund ti konsiderojmë misionarë për javë të tëra nuk ju shërbejnë familjeve të tyre po janë 24 orë në 24 personave me aftësi të kufizuara. E pranojnë se kanë mall për fëmijët e tyre.

Me thënë të drejtën nuk mund të them që nuk është e vështirë. Të qëndrosh tre javë këtu dhe në këtë situatë,  jemi të lodhur psikologjikisht. Jashtë kemi motra, fëmijë, prindër. Të qëndrosh 24 orë me të njëjtin personel ka edhe anë pozitive edhe anë negative”, shprehet ajo.

Ndërsa drejtuesi i këtij institucioni sqaron se për të përballuar situatën kanë marrë dhe personel shtesë.

Jemi 9 vetë, kemi shtuar edhe një infermiere. Ka persona me probleme të ndryshme shëndetësore. Në karantinë kemi shtuar një infermier dhe një punonjëse lavanderie për të na ndihmuar në përballimin  e kësaj situate”, tha më tej drejtuesi i këtij institucioni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!