Qeveria prezanton projektet për Beratin

schedule22:15 - 23 Shkurt, 2018

schedule 22:15 - 23 Shkurt, 2018

Qeveria ka prezantuar planet për zhvillimin e Beratit. Projektet janë përqendruar në të gjithë sektorët. Qëllimi kryesor pas zbatimit të tyre është që i gjithë qarku të ketë mundësi të zhvillojë turizëm 12 muajt e vitit.

Këto përshkrime dy ministrat e qeverisë nuk ia dedikojnë Beratit sepse është vërtet i tillë por duan të thonë se qyteti i një mbi një dritareve do të marrë përkujdesjen e tyre.

13 .2 miliardë lekët që janë investuar nga viti 2013-2017 janë vetëm një tregues i ndryshimeve që ka pësuar qarku Berat. Duke risjellë në vëmendje aksionin e pastrimit kreu i qeverisë tha se një prej përfituesëve më të mëdhenj është Mali i Tomorrit, jo nga mbeturinat, por nga guroret.

Edi Rama: “Patjetër që në Shqipëri mund të ketë e duhet të ketë dhe gurore, por nuk mund të ketë dhe nuk do ketë gurore si ato që e kthyen malin e Tomorit në një skenë barbarie primitive apo si ato që qëndrojnë mbi kokat e fëmijëve të Urës Vajgurore, sot e gjithë ditën.”

Kryeministri Edi Rama kërkoi që ti drejtojnë sytë edhe nga agroturizmi pasi qeveria ka krijuar lehtësira për të përfituar nga skemat mbështetëse.
Nga ana tjetër ai shprehet besimplotë se një lumë parash do të rrjedhë nga shpimet që ka nisur kompania Shell në Shpirag.

Edi Rama: “Kërkuan dhe firmosën kontratë në Bllokun 4, në ndërkohë që kanë ndërprerë pjesën dërrmuese të programit të tyre të eksplorimit nëpër botë, – të mos harrojmë që është një kompani, e cila ka një buxhet vjetor 35 herë më të madh sesa Prodhimi i Brendshëm Kombëtar i Shqipërisë, pra nga pikëpamja e vlerës financiare është si të thuash midis Christiano Ronaldos dhe lojtarëve të Tomorit të Beratit.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!