Mazhoranca dhe opozita janë përplasur sot në parlament per mënyrën se si është zbatuar reforma e ndihmës ekonomike. Kryeministri Edi Rama ka akuzuar deputetët demokratë se sillen si zogjtë e korbit me ata njerëz që i kanë çuar vetë drejt varfërisë. Pas kësaj deklarate Kryetari Demokrat Lulzim Basha i është afruar foltores, i revoltuar për gjuhën që përdori ndaj tyre kryeministri Edi Rama.
Janë me vonesë disa prej deputetëve, pasi seanca parlamentare ka nisur.
Madje e qetë në dukje.
Edhe kur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha drejtohet për në foltoren e paralmentit për të treguar, se cfarë ndodh nëpër shqipëri nuk përcillet nga mazhoranca e zgjedhur. Madje shkon akoma më tej duke akuzuar qeverinë se kujtohet për shqiptarët në situatë të rëndë ekonomike vetëm në kohë zgjedhjesh.
Për Lulzim Bashën vendimi për heqjen e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve ka vetëm një autor.
Krijimi i një sisitemi pikëzimi pa transparencë që sipas bashës kanë ndëshkuar pa të drejtë shumë familje që sot nuk e përfitojnë më ndihmën ekonomike, përbën një vepër penale të shpërdorimit të detyrës.
Kryetari i Partisë Demokratike e akuzon qeverinë edhe për deformimin e të dhënave që publikohen nga instituti i statistikave, pasi sipas tij e vërteta është që qeveria kujdeset si të vjedhë paratë e ndihmës ekonomike.
Nuk janë vetëm shqiptarët në rrezik por edhe negociatat tha kreu demokrat duke përsëritur thirrjen për t’u bashkuar për rrëzimin e 50 banditëve u shpreh ai.
Si kundërpërgjigje kryeministri Rama i tregon vendimin e vitit 2012 të sistemit të pikëzimit nga e cila vetëm tre elektroshtëpiake janë hequr sipas kreut të qeverisë.
Reforma e ndihmës ekonomike filloi në qershor të vitit 2014 tha kryeministri duke u pilotuar në tre qarqe, Elbasan Tiranë e Durrës nga ku rezultuan 19700 deklarime të rreme. Dy vjet më pas kjo skemë po shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Dhe prej saj hequr ata që nuk e meritojnë
Për kryeministrin Rama opozita me deklaratat që bën mbi varfërinë i ngjan zogjve të korbit.
Kaq ka mjaftuar që të acarohet kryetari i Partisë Demokratike i cili i drejtohet foltores duke akuzuar kryeministrin se po gënjen.
Të gjithë vendosin të braktisin sallën e kuvendit duke e lënë kreun e qeverisë që ta mbarojë fjalën vetëm në prani të deputetëve të partisë së tij.
Dhe meqënëse nuk mbaroi ashtu e qetë sic nisi kjo seancë plenare, jashtë sallës së kuvendit, opozita dhe mazhoranca vendosën të thonë fjalën e fundit. /abcnews.al