Sic raporton gazetari i ABC News Gjergj Figuri është mësuar se ka një numër të madh të mjekëve dhe sanitareve në karantinë, ndërkohë që në këtë repart janë konfirmuar tashmë 3 infermierë të infektuar nga Covid-19.
Rasti i katërt është konfirmuar në këtë repartin e ortopedisë mëngjesin e sotëm. Dyshimet nisën pasi pacientes që ndodhej e shtruar, nuk i ulej temperatura. Ajo i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe nuk kishte informuar bluzat e bardha se kishte udhëtuar në Itali.
I gjithë reparti i patologjisë në spitalin e Lezhës ndodhet në vështirësi tashmë, pasi një pjesë e madhe ndodhen në karantinë. Ndërkohë që në ambientet e spitalit po kryhet dezinfektimi.
Gazetari i ABC News Gjergje Figuri raportoi për abcnews.al se sa i përket rastit të ri me Koronavirus, ajo ka patur vizita të vazhdueshme para dhe pas kryerjes së operacionit.
Edhe gjatë ditës së djeshme pas daljes nga operacioni, familjarët e saj janë afruar dhe e kanë takuar pa asnjë lloj mase mbrojtëse.
Edhe këta familjarë tashmë do të karantonohen .
Ndërkohë edhe tek qytetarët e Lezhës është parë një mungesë ndërgjegjësimi për të marrë në konsideratë masat që janë vendosur, vazhdohet të dalin në rrugë dhe të grumbullohen.
Shpërndarja e ndihmave në këtë qytet është e pakët sepse kapacitetet që ka Bashkia e Lezhës nuk mund të përmbushë të gjithë nevojat e qytetarëve në nevojë.
Sado që janë shpërndarë ndihma në këtë bashki, kjo nuk ka mjaftuar që të vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve./abcnews.al