Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dita e Flamurit në Lezhën e Besëlidhjes, vendlindja e 28 Nëntorit/ Kremtohet 114-vjetori i Pavarësisë

schedule12:23 - 28 Nëntor, 2026

schedule 12:23 - 28 Nëntor, 2026

Me ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar dhe homazhe pranë obeliskut të Besëlidhjes, qyteti i Lezhës festoi 28 Nëntorin, 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Përfaqësues të institucioneve vendore e qendrore, deputetë dhe qytetarë u bënë pjesë e ceremonisë zyrtare, duke nderuar figurat historike dhe kontributin e brezave që sollën krijimin e shtetit shqiptar.

Gjatë ceremonisë, kryebashkiaku Pjerin Ndreu dhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përcollën mesazhet e tyre në këtë ditë simbol të historisë kombëtare, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike.



Përkujtimi i kësaj date vijoi me aktivitete kulturore qe u mbajtën ne pallatin e Kulturës. Aktivitetet i dhanë qytetit atmosferën festive të një prej datave më domethënëse për shqiptarët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!