Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta/ Zylfie Haklaj: Berisha po kërkon viktimën e radhës! Beqiri: Saliu, arkitekt i shkatërrimit

schedule23:48 - 28 Nëntor, 2026

schedule 23:48 - 28 Nëntor, 2026

Në një interviste ekskluzive për ABC News, Zylfie Haklaj ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me protestën dhe zhvillimet e fundit politike.

Haklaj u shpreh se Berisha po kërkon të destabilizojë vendin dhe se, sipas saj, po kërkon viktimën e radhës.

Në të njëjtën linjë, avokati Idajet Beqiri e cilësoi Berishën si “arkitektin e shkatërrimit”, duke e akuzuar si organizator dhe frymëzues të akteve të dhunshme dhe duke kërkuar përgjegjësi ligjore për ngjarjet.



Zylfie Haklaj: Berisha po kërkon destabilitetin e vendit. Berisha po kërkon viktimën e radhës.

Idajet Beqiri: Sali Berisha është arkitekti i shkatërrimit. Këtë natyrë e ka të tijën, hedh gurin dhe fsheh dorën. E shikon nga televizori. Ai është organizatori dhe frymëzuesi, ai është personi numër një. Policia duhet të arrestojë organizatorin. Sali Berisha zgjodhi datën 38 Nëntor për të bërë grusht shteti. Sali Berisha duhet të ishte arrestuar. Të paktën 48-72 orë duhet ta kishin arrestuar. Ta kishin mbajtur atje brenda. Nuk duhet të mbahet më sehir ndaj këtyre kriminelëve. Shqipëria, duam apo nuk duam ta pranojmë, është në një stad tjetër, por merr notën 10 për negociatat me BE-në. Ai e çoi Shqipërinë në minur, sepse ai di vetëm dhunë dhe vandalizma.

Zylfie Haklaj: Sali Berishës mund t’i them që lirisht mund ta krahasoj me udhëheqësin e Iranit. Ai përdor popullin si mish për top për interesat e tij personale, ka organizuar demonstrata sepse ai nuk do ligje dhe rregulli, sepse ai ka frikë nga drejtësia, ai jeton vetëm me gjak. Ai ka kërkuar viktimën e radhës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!