Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sot u konfirmua me koronavirus, “profecia” e Skënder Bratajt për veten dy javë më parë

schedule13:23 - 24 Mars, 2020

schedule 13:23 - 24 Mars, 2020

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u konfirmua me koronavirus duke u bërë një ndër 123 shqiptarët që janë pozitivë.

Lajmi për daljen pozitiv të Bratajt u publikua fillimisht nga abcnews.al, ndërsa pak më parë reagoi edhe vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke konfirmuar se vartësi i saj ishte pozitiv me koronavirus, ndërsa tha se gjendja është e stabilizuar.



Nuk dihet ende se si u infektua Brataj, ndërsa dy javë më parë ai duket të ketë bërë edhe një “profeci” për veten.

Më datë 10 mars, Skënder Brataj doli në një konferencë për shtyp mes zv.ministren Rakacolli dhe drejtoreshën e ISHP Albana Fico duke i kërkuar shqiptarëve që të qendronin brenda pasi gjithkush mund të ishte i infektuar.

“Të izolojmë lëvizjet, kontaktet. Për fat të mirë rruga e shpërndarjes është ajo e kontaktit dhe jo e ajrit. Askush nuk e di kush mund të jetë i prekur, mund të jem edhe unë”, tha Brataj duke paralajmëruar kështu padashje atë që do t’i ndodhte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!