Thaçi kundër vendimit të qeverisë për të ndaluar lëvizjen: Qytetarët nuk duhet ta zbatojnë

schedule23:05 - 23 Mars, 2020

schedule 23:05 - 23 Mars, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për kufizimin e lëvizjes në kuadër të masave për përhapjen e koronavirusit është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Sipas Presidentit, ky vendim mund të merret nëse është bërë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

‘’Kryeminsitri Kurti dhe Qeveria e tij sonte kanë shkelur në mënyrë flagrante Kushtetuten e Republikës së Kosovës. Është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën. Vendimi për kufizimin e lëvizjes paraqet shmangie dhe shkelje të të drejtave të qytatarëve të garantuara me kushtetutë’’, ka thënë ai.

‘’Kufizimi mund të shpallet vetëm me shpalljen e lëvizjes së jashtëzakonshme dhe ajo nuk ekziston. Unë do të garantoj funskionimin e ksuhtetuës dhe do ta kundërshtoj cdo institucion që shkelë kushtetutën e vendit. As qeveria dhe asnjë institucion nuk ka të drejtë të shkelë kushtetutën. Janë shkelur në mori nenesh në marrjen e këtij vendimi’’

‘’Qytetarët nuk janë të detyruar të respektojnë këtë vendim. As policia dhe organet e sigurisë nuk duhet të zbatojnë këtë vendim të qeverisë sepse kështu bëjnë vepër penale’’, shtoi Thaçi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!