Koronavirusi, rëndohet situata në Greqi, shkon në 15 numri i viktimave

schedule17:33 - 22 Mars, 2020

schedule 17:33 - 22 Mars, 2020

Koronavirusi tashmë ka infektuar gjithë Europën. Gjatë 24 orëve të fundit në shtetin fqinj Greqi, kanë humbur jetën nga Koronavirusi 2 persona, duke e çuar numrin e viktimave nga Covid-19 në 15.

Ndërkohë që 624 persona kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi.

124 pacientë janë duke u trajtuar në spital dhe 34 prej tyre ndodhen me frymëmarrje të drejtuar.

Mosha mesatare e personave të prekur me koronavirus është mbi 60 vjec, ndërkohë që 55.7 % e rasteve janë meshkuj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!