Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

10 të prekur nga koronavirusi, të gjithë kanë lidhje me Italinë: Fieri, qarku i dytë më problematik

schedule10:22 - 21 Mars, 2020

schedule 10:22 - 21 Mars, 2020

Një burrë 55 vjeçar nga fshati Frakull i Fierit u konfirmua sëfundmi me koronavirus duke e çuar numrin e të prekurve në 71 persona.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcneës.al se 55 vjeçari është infektuar gjatë një vizite tek familja e kunatit të tij në Dërmenas të Fierit, pikërisht në familjen Sulo, të cilët numërojnë tre të prekur me koronavirus, konktretisht, babai, nëna dhe vajza.

Deri më tani, qarku i Fierit numëron 10 persona të prekur me koronavirus ku 8 janë në rrethin e Fierit dhe 2 persona në Lushnje.



“Të gjithë ata që janë të prekur dhe të konfirmuar, pjesa më e madhe që janë në Infektiv kanë histori udhëtimi në Itali dhe familjarë të tyre.

Rasti i Frakullës, është familja që ka lidhje të ngushta me familjen Sulo në Dërmënas të Fierit. Në Dërmënas janë të prekur burri, gruaja dhe vajza.

Motra e z.Sulo jeton në Kasharaj, kanë qenë për vizitë tek familja Sulo duke infektuar kështu kunatin e z.Sulo më datë 6 mars”, raporton gazetarja.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!