EMRI/ Aksion blic në Tiranë, avokatit i kapen 4 automatikë, granata dhe municione

schedule09:41 - 21 Mars, 2020

schedule 09:41 - 21 Mars, 2020

Policia e Tiranës ka sekuestruar një arsenal luftarak në Tiranë në kuadër të një operacioni kundër kultivuesve të lëndëve narkotike.

Pas marrjes së informacionit, policia ka shkuar në banesën e një 47 vjeçari nga Tirana duke sekuestruar armë zjarri, granata, municion luftarak si edhe jelek anti-plumb.

Abcnews.al mëson se i arrestuari është Endrit Demiri nga Tirana, me profesion avokat.

Konkretisht, gjatë operacionit u kapën 4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehëra dhe një jelek antiplumb si i Policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!