Ambasada amerikane ka njoftuar ditën e sotme se do të japë deri në 100 milion dollarë për Shqipërinë dhe vende të tjera, si ndihmë në luftën kundër koronavirusit.
Kjo ndihmë e SHBA-ve do të mbështesë ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës.
Njoftimi i ambasadës:
“Shtetet e Bashkuara kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19. Kjo mbështetet në asistencën më të gjerë që ka ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës. Ne do t’ia dalim së bashku – si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë”! | Ambasadorja Yuri Kim. Mësoni më shumë duke klikuar mëposhtë“, thuhet në njoftimin e ambasadës./abcnews.al