Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkodranët “pushtuan” dje rrugët e qytetit, Ademi: Masat që kemi marrë, vendosja këtij orari pa kuptim

schedule14:29 - 20 Mars, 2020

schedule 14:29 - 20 Mars, 2020

Në një lidhje telefonike për Abc News kryetarja e bashkisë së Shkodrës në detyrë, Voltana Ademi foli për situatën e krijuar nga koronavirusi në kryeqendrën e veriut.

Pasditen e djeshme në Shkodër pati një dyndje të qytetarëve duke bërë shëtitje pas hapjes së orarit pësr të lëvizuar lirshëm. Lidhur me këtë Ademi theksoi se ka angazhuar policinë bashkiake që kjo të mos përsëritet më.

“Mbrëmë kam urdhëruar që policia bashkiake me shpresën që edhe ajo e rendit të jenë atje për të parandaluar atë që ndodhi dje, që të mos ndodhë. Kjo kërkon edhe angazhimin e gjithësecilit”, u shpreh ajo.

Kryebashkiakja në detyrë u shpreh me rezerva për vendosjen e orarit në këtë mënyrë, ku sipas saj duhet të gjendet një zgjidhje tjetër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!