Rama publikon “Aktin Normativ”: Ka forcën e ligjit deri në fund të luftës, në dispozicion edhe spitalet private!

schedule10:42 - 15 Mars, 2020

schedule 10:42 - 15 Mars, 2020

Kryeministri Rama përmes një njoftimi në facebook shkruan se nga sot ka hyrë në fuqi akti normativ i cili ka fuqinë e ligjit deri në përfundim të luftës me koronavirusin.

Rama njofton se në varësi të situatës së të prekurve nga Koronavirusi, do të vendose në dispozicion të të sëmurëve edhe ambientet e spitaleve private dhe qendrave shëndetësore.

Kryeministri ka njoftuar se në rast të mozbatimit dhe të mosbindjes së këtij urdhri do të aplikohen dënimet me gjobë në masën 5 milion lekë dhe struktura do të vendoset forcërisht në dispozicion të shërbimit Publik.

Postimi i Ramës:

? AKTI NORMATIV HYRI NË FUQI DHE NGA SOT KA FORCËN E LIGJIT DERI NË PËRFUNDIMIN E LUFTËS

Ndër të tjera:

? NË VARËSI TË DINAMIKËS SË SPITALIZIMIT TË TË PREKURVE NGA COVID-19, ME URDHËR TË MINISTRIT PËRGJEGJËS PËR SHËNDETËSINË, VENDOSEN NË DISPOZICION EDHE STRUKTURAT PRIVATE SPITALORE, AMBULATORE, HOTELIERE, AUTOAMBULANCAT DHE PERSONELI PËRKATËS, SHËNDETËSOR E MBËSHTETËS.

? MOSZBATIMI I KËTIJ URDHËRI DËNOHET ME GJOBË NË MASËN 5 000 000 (5 MILIONË) LEKË. NË RAST MOSBINDJEJE PAS VENDOSJES SË GJOBËS, STRUKTURA PËRKATËSE VENDOSET FORCËRISHT NË DISPOZICION TË SHËRBIMIT PUBLIK SHËNDETËSOR DHE PERSONELI PËRKATËS ËSHTË I DETYRUAR TË SHËRBEJË NËN DREJTIMIN SHTETËROR TË STRUKTURËS GJATË GJITHË KOHËZGJATJES SË INFEKSIONIT

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!