Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

  • Të ikë Edi Rama 76%
  • Të ruajë shtetin dhe rrugën europiane të vendit 24%
  • Të bëjë kompromis me Berishën 0%
Loading ... Loading ...
 

Ndryshon ligji për investimet/ Projektligji synon diversifikimin e projekteve dhe më shumë monitorim

schedule14:06 - 22 Tetor, 2026

schedule 14:06 - 22 Tetor, 2026

Ndryshon ligji për investimet në Shqipëri. Qeveria ka hedhur për konsultim një projektligj i cili është unifikuar duke bashkuar dy ligjet siç është ai për investimet strategjike dhe atë të investimeve  të huaja.

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të përgjithshme për mbrojtjen dhe nxitjen e investimeve,  por edhe shtimin e kritereve për monitorimin e realizimin e  projekteve mekanizmin e shqyrtimit të investimeve të huaja si dhe mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet institucioneve shtetërore dhe investitorëve.

Të dhënat tregojnë se, nga viti 2016 deri në maj të vitit 2025, statusin investitor strategjik e kanë përfituar gjithsej 54 projekte, nga të cilat 42 në sektorin e turizmit. Dokumenti evidenton nevojën për të diversifikuar investimet, duke nxitur më shumë projekte në industri, teknologji, inovacion dhe prodhim, me synim rritjen e produktivitetit dhe zgjerimin e eksporteve



Kjo shpërndarje tregon se instrumenti ka qenë veçanërisht tërheqës dhe funksional për projekte të turizmit, duke reflektuar potencialin natyror të vendit dhe interesin e lartë të investitorëve në këtë sektor.

Sipas draftit parashikohet të përjashtohen nga procedurat e përzgjedhjes  investitorë që janë  dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për veprat penale siç ëshët evazioni fiskal apo pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë të armatosur ose organizatë terroriste.

Në draft përcaktohet se territori do të klasifikohet në tri kategori: zona me potencial të lartë, të mesëm dhe të ulët zhvillimi. Në varësi të këtij klasifikimi, parashikohet që pasuritë e paluajtshme shtetërore mund të vihen në dispozicion të investitorëve duke u bazuar në vlerat e përcaktuara sipas referencave ligjore ku e para do të jepet kundrejt 100% të vlerës së përcaktuar, zona e dytë  50% të vlerës së përcaktuar dhe e treta kundrejt një tarife të reduktuar,

Por përpara se të përfshihen në fondin për investimet e huaja pronat duhet t’i nënshtrohen identifikimit, inventarizimit dhe verifikimit juridik .

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!