Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alarmi kibernetik global/ Drejtori i AKSK: Në Shqipëri nuk ka asnjë incident të raportuar. Sistemi bankar, më i targetuari

schedule14:25 - 22 Tetor, 2026

schedule 14:25 - 22 Tetor, 2026

Alarmi global për sigurinë kibernetike ka rikthyer vëmendjen te cenueshmëria e sistemeve teknologjike, por në Shqipëri nuk është raportuar asnjë incident i lidhur me situatën aktuale.

Kështu deklaron Arli Minga, drejtor i monitorimit të incidenteve në AKSK, në një intervistë për “Money Report”, duke theksuar se nuk ka problematika të raportuara nga institucionet apo kompanitë.

Ai nënvizon se institucionet publike, mediat dhe bankat mbeten potencialisht të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike, ndërsa të dhënat e qytetarëve kanë qenë ndër objektivat e incidenteve të mëparshme. Sipas Mingës, ndërgjegjësimi dhe investimet në teknologji kanë shënuar përmirësim, ndërsa sistemi bankar mbetet një nga sektorët më të sigurt, por edhe ndër më të shënjestruarit.



“Në botën e IT dhe në sigurinë kibernetike, përditësimi i sistemeve teknologjike është përditshmëria jonë. Nuk ka kaos! Në Shqipëri nuk ka asnjë raportim, nuk ka pasur asnjë rast. Nuk kemi asnjë problematike nga kontakti me kompanitë.

Ne nuk mund të përcaktojmë se kush është më shumë i prekur. Të gjitha institucionet publike, institucionet e pavarura, mediat apo bankat që përdori faqe në internet janë të cenueshme. Situata aktualisht është vërtet e kënaqshme, nga ndërgjegjësimi i institucioneve publike e private që përdorin të dhëna.

Ndërgjegjësimi, marrja e masave dhe investimi në teknologji është në një nivel të kënaqshëm dhe sa vjen e përmirësohet. Nëse flasim për institucionet publike, më të rrezikuara kanë qenë të dhënat e qytetarëve. Këto incidente kanë qenë në një shkallë të ulët dhe nuk kemi pasur dëme masive. Sidomos sistemi bankar është akoma edhe më i sigurt, por edhe më i targetuari. Ne në përditshmërinë tonë bëjmë edhe fushata ndërgjegjësimi”, tha Minga.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!