Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përshkallëzimi i konfliktit rrit naftës/ Rritet me 3 përqind, arrin në mbi 112 dollarë fuçia

schedule14:39 - 22 Tetor, 2026

schedule 14:39 - 22 Tetor, 2026

Çmimet e naftës vijuan rritjen të enjten mes shqetësimeve për përshkallëzim të mëtejshëm të luftës në Iran. Nafta e papërpunuar brent u shtrenjtua me mbi 3%, duke arritur në mbi 112 dollarë për fuçi.

Tregjet u ndikua pas njoftimit se ushtritë amerikane dhe izraelite kanë hartuar plane për të reja për të rifilluar sulmet kundër Iranit.

Po ashtu, sulmet e mëtejshme të rebelëve Huthi në Arabinë Saudite nxitën shqetësime për ndërprerje të mëtejshme të furnizimeve me naftë bruto nga rajoni kryesor eksportues në botë. Nisur nga kjo, Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar disa diplomatë dhe familjarët e tyre që të largohen nga Arabia Saudite.



Ndërprerjet e furnizimit po vazhdojnë të ndikojnë inventarët globalë të naftës. Rezervat e naftës së papërpunuar në Shtetet e Bashkuara ranë me 3 milionë fucci javën e kaluar, shumë mbi parashikimet e analistëve të tregut.

Ndërkohë, ndërsa disa tubacione në Lindjen e Mesme janë mbyllur, duke ndikuar në uljen e prodhimit të naftës.

Duke dashur të mbajë çmimet të përballueshme, administratat e presidentit amerikan Donald Trump po ofrohet të japë hua deri në një të tretën e rezervës prej 1 milionë fuçi naftë për ngrohjen emergjente në SHBA.

Çmimet e naftës në bursa kanë prekur aktualisht nivelin më të lartë 5 mujor, ndërsa përgjatë këtij viti janë shtrenjtuar me më shumë se 80%.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!