Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveria miraton shpërblimet për policët/ Mbi 2800 efektivë marrin nga 270 mijë lekë

schedule15:07 - 22 Tetor, 2026

schedule 15:07 - 22 Tetor, 2026

2821  punonjës të Policisë së Shtetit do të përfitojnë shpërblim  për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe të sigurisë publike gjatë protestave. Qeveria ka miratuar vendimin në mbledhjen e fundit ku ka rritur numrin përfituesve me 71 punonjës.

Nga përllogaritja e fondit total në raport me numrin e përfituesve, rezulton një mesatare prej rreth 269 mijë lekësh për efektiv, pasi përfshihen edhe taksat.

Përmes këtij vendimi, qeveria parashikon të shpërblejë efektivët për angazhimin e tyre në menaxhimin e protestave dhe për garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të tyre.



Nga përllogaritja e fondit total në raport me numrin e përfituesve, rezulton  se ata do të përfitojnë mesatarisht një dëmshpërblim prej 269 mijë lekësh për çdo punonjës policie.

Në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, shtohet fondi prej 740 milionë lekësh i cili do të përdoret për shpërblimin e efektivëve që kanë qenë të angazhuar në protestë

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit do të përcaktoj listën emërore të punonjësve të policisë përfitues bazuar në dokumentacion dhe do të kryej procedurat për dhënien e shpërblimit.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!