Kreu i qeverisë Edi Rama, ka marrë pjesë në Samitin e Berlinit në Malin e Zi, ku dhe ëhstë publikuar fotoja familjare krah liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Rama mbajti fjalën e tij në samit ku theksoi se është tepër i lumtur që ndodhet në Malin e Zi, teksa shtoi se Shqipëria vazhdon të bëjë hapa përpara.
“Jam i lumtur që ndodhem në Malin e Zi. Është i vetmi shtet, ku ndërsa flet, helikopterët kalojnë mbi kokën tënde. Ndihem mirë që jemi sërish këtu për Procesin e Berlinit. Këtë vit po zhvillohet në këte vend të jashtëzakonshëm. Jam i lumtur të vijoj me miqtë që janë në pritje”, tha Rama.
Në Samitin e Liderëve në Procesin e Berlinit që po mbahet në Malin e Zi janë të pranishëm liderë shtetërorë nga vendet e Ballkanit.
I pranishëm është edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz. Ky i fundit ka komentuar edhe protestat në Shqipëri dhe në rajon. Merz nënvizoi se protestat janë mesazh se zgjerimi i bllokut të BE-së duhet të vazhdojë.


