Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në Budva, pritet nga kryeministri Spajiç: Ndihem mirë që jam këtu për Procesin e Berlinit

schedule11:17 - 22 Tetor, 2026

schedule 11:17 - 22 Tetor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Budva të Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, për seancën plenare “Një rajon në lëvizje: Ballkani Perëndimor duke formësuar të ardhmen e përbashkët të Evropës”.

Në fjalën e tij të shkurtër para Samitit, Rama u shpreh se ndihet mirë dhe i lumtur që ndodhet në samitin për Procesin e Berlinit.

“Në fakt i vetmi vend ku ke gjithmonë helikopter mbi kokë sa herë që vjen. Ndërkohë që ndjehem mirë që jemi këtu sërish për ‘’Procesin e Berlinit’’. Një ritual i përvitshëm këtë vit po zhvillohet në këtë vend të jashtëzakonshëm. Dhe çfarë duhet të them më shumë? Jam këtu dhe i lumtur të vazhdoj me miqtë që janë në pritje”, theksoi ai.



Kreu i qeverisë shqiptare u prit nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!