Deri tani skema e re ndihmës ekonomike ka lënë jashtë 180 familje në Bashkinë e Vlorës, por numri pritet të jetë edhe më i lartë. Ky lajm u bë i ditur gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ku dhe pati debate. Këshilltarët e djathtë thanë se kjo është padrejtësi dhe skema e re po ndëshkon banorët e varfër. Në aplikimin e kësaj skeme nuk ka transparencë, tha një nga këshilltarët e djathtë, ndaj duhet informocion se si po përzgjidhen familjet që përfitojnë ndihmën ekonomike dhe si largohen ato që nuk përfitojnë. /abcnews.al