Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur në Shkodër, rreth mesnatës, por për fat nuk pati dëme në njerëz. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Salo Halili, të këtij qyteti.
Lënda eksplozive ishte vendosur në qepenin e garazhit, në katin e parë të banesës tre katëshe, në pronësi të shtetasit S. K. 62 vjeç.
Nga verifikimet e para rezulton se shkak i kësaj ngjarje janë konfiktet për shkak të borxheve që shtetasi F. K. u ka personave të ndryshëm
Janë shoqëruar gjithsej 8 persona të cilët po pyetën në lidhje me ngjajrjen
Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes
Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al