Dy gola brenda një minute në Cagliari-Roma. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 28-të me anë të Joao Pedros. Sulmuesi brazilian kreu një stopim spektakolar realizoi pas një parabole shumë të bukur, duke regjistruar golin e 15-të në Serie A për këtë sezon.
Gjithsesi, miqtë reaguan dhe gjetën golin në aksionin pasardhës. Nikola Kalinic përfitoi nga një gafë e mbrojtjes sarde. Cagliari e nisi shumë mirë kampionatin, por nuk fiton prej 10 ndeshjesh, ndërsa verdhekuqtë e Fonseca nuk kanë alternativa përveç fitores për objektivin Champions League. /abcnews.al