Barazimi me Bylis ka ulur moralin te Partizani, por të premten vjen derbi dhe gjithçka harrohet. “Demat” do të bëjnë të pëmundurën për t’iu rikthyer sukseseve ndaj bardhebluve dhe Edmond Dosti karikon popullin e kuq me një postim në rrjetet sociale.
Ish-sulmuesi i famshëm i Partizanit, i cili u tërbua pas barazimit në ndeshjen e fundit përballë skuadrës ballshiote, e nis me një urim për shërimin e Lorenc Trashit dhe vazhdon në lidhje me derbin.
Në radhë të parë i uroj shërim sa më të shpejtë Lorenc Trashi dhe rikthim në fushën e lojës. Të premten luajmë një ndeshje decizive për ecurinë e kampionatit kundër Tiranes, që është një kundërshtar i përjetshëm, edhe pse për momentin janë në pozicion më të mirë se ne, por ne jemi në kushtet që mund t’i ulim me këmbë në toke, edhe ata na e kanë frikën.
LEXO EDHE: “Lojtar pa gjak, mos ta shoh më Solomon se do e thyej TV-në”
Nëse jemi të përqendruar dhe të bindur për sukses, atëherë do t’ia dalim. Unë mendoj se djemtë janë gati për të përballuar ndeshjen e derbit dhe besoj shumë te fitorja. Ne (ish-pjesëtarë te klubit dhe tifozët) po mundohemi t’i transmetojmë skuadrës besim dhe ta rritim nga ana mentale e psikologjike. Ka shumë rëndësi që në fushë të zbresim me bindjen se mund ta mposhtim kundërshtarin, sepse ne jemi Kampionet, ne jemi një familje e madhe me emrin Partizani.
Derbi nuk është një ndeshje për t’u luajtur, por për t’u fituar. Fitorja do të jetë mjaft vendimtare dhe nuk duhet bërë ndonjë gabim, nëse duan të jemi dhe këtë vit kampionë. Nuk ka rëndësi kush luan, por ata që do të luajnë të japin “zemrën” për të fituar derbin, për të kthyer besimin te tifozët, që nuk do të mungojnë edhe këtë ndeshje…! Suksese dhe me nje fitore PMTP!“, përfundon Edmond Dosti. /abcnews.al