Partizani e pati në dorë fitoren me Bylisin, pasi shënoi dy gola të shpejtë. Gjithsesi në fund doli me një pikë dhe tashmë Tirana e vendit të parë ka gjashtë pikë më shumë.
Ky barazim ka sjellë pakënaqësi dhe një prej lojtarëve që ka përfunduar në shënjestër është sulmuesi Theophilus Solomon, i cili te goli i parë që Partizani pësoi, humbi një top në afërsi të zonës.
Edmond Dosti, golashënuesi më i mirë i Partizanit në vitin 1993, kampion atë vit me “demat e kuq”, përmes rrjeteve sociale ka shprehur tërbimin e tij dhe ka përcjellë një mesazh për trajnerin Adolfo Sormani.
“Vetëm një kërkesë kam për trajnerin: mos ta shoh me T. Solomon në fushë se do më bëjë të dal nga vetja dhe do ta thyej TV. Lojtar pa gjak dhe 100 % fajtor tek goli i parë”, shkruan Dosti në llogarinë e tij në “Facebook”. / abcnews.al