“Skifteri” i Durrësit dyshohet se grabiti argjendarinë sot në Elbasan, si i bënte “karshillëk” policisë

schedule19:15 - 15 Shkurt, 2020

schedule 19:15 - 15 Shkurt, 2020

Astrit Thaçi dyshohet të jetë autori i grabitjes së argjendarisë pranë drejtorisë së policise në Elbasan.

Burime për gazetarin Aldo Kozarja të Abc News kanë konfirmuar se bazuar tek te dhënat dhe idendikiti i krijuar pas kqyrjes së kamerave të sigurisë rezulton se Thaçi, autori i dy vjedhjeve në Durrës. të jetë autori i grabitjes me armë zjarri të argjendarisë “Diamant” në Elbasan. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, në argjendarinë e cila është 10-12 metra larg nga Drejtoria e Policisë Elbasan.

Dëshmitarët kanë thënë po ashtu për gazetarin se Astrit Thaçi kishte rreth dy javë që qarkullonte përpara drejtorisë së policisë në Elbasan. Madje edhe pse ishte në kërkim, ai kishte konsumuar edhe kafe ngjitur në një bar pranë drejtorisë se policisë . Ndërsa një javë më parë, teksa argjendaria ishte duke u mbyllur ai i kishte kërkuar pronares që t’i këmbente një shumë prej 20 eurosh.

Kujtojmë se Astrit Thaçi, është 27-vjeçari, i shpallur në kërkim nga Policia për plagosjen e Rexhep Terziut në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë, ku i riu u fut për të vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.

I riu njihet ndryshe edhe si “skifteri” i Durrësit. Astrit Thaçi u fut për të grabitur banesën e Rexhep Tereziut, në Durrës. Mirëpo, ai u pikas nga familjarët dhe gjatë përleshjes me të kryefamiljarin e plagosi me armë 42-vjeçarin në këmbë. Policia gjeti edhe makinën e autorit, 100 metra larg banesës së 42-vjeçarit dhe brenda së cilës kishte disa doza lënde narkotike.  Po kështu  27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së një pikë dhënie kredie, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Durrësit. 27-vjeçari i maskuar dhe me pistoletë lodër i mori punonjësit 1 mln lekë dhe u largua. /abcnews.al