Pep Guardiola ka prekur disa tema gjatë prononcimit të fundit. Trajneri i Manchester City i është rikthyer së shkuarës në një bisedë me DjMaRiiO, teksa ka një paralajmërim për Barcelonën.
“Kohët e fundit u ula për të pirë një gin tonic me Ernesto Valverden dhe më tregoi se Ansu Fati është shumë i fortë. Ai djalosh është një bombë e vërtetë. Emocionin më të madh e kam përjetuar kur fitova titullin e parë kampion me Barcelonën.
Fitorja 2-6 në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj Real Madrid ishte fantastike. Nëse do ta humbisnim atë ndeshje, gjërat do komplikoheshin shumë. Më mungojnë pak përballjet në ‘El Clasico’. Humbja më e rëndë? Ajo 0-4 kundër Realit kur isha trajneri i Bayern Munchen.
Nëse Messi dëshiron të largohet nga Barcelona, katalanasit do të kenë nevojë për pak kohë për t’u përshtatur, e njëjta gjë që po ndodh me Realin pas largimit të Ronaldos“, komenton Pep Guardiola. /abcnews.al