Nuk është hera e parë që Robert Wilton, zëvendës ambasadorin e OSBE në Shqipëri, mbështet artistët e aleancës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
Por sigurisht që në rolin e aktorit spektatori e sheh përsëpari. Interpretimi i Naimit , Migjenit dhe Kadaresë në gjuhën angleze prej Wiltonit ishte mbreslënës e ku duartrokit gjatë në sallën e Teatrit Kombëtar, konfirmon emocionin që ai dhuroi në petkat e aktorit.
Robert Budina jep vlerësime jo vec për mbështetjen e tij, por edhe interpretimin brilant.
“Nuk duam ta kthejmë prezencën e tij në një çels politik, duam të njapim mesazhin se arti qendron sipër gjithçkaje. Vetëm kështu ne mund ta shpëtojmë teatrin, pa e bërë vegël të partive, por duke e bërë një vegë të qytetarisë”, thotë Budina.
Përzgjedhja e poetëve të rilindjes Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Andon Zako Çajupi, Asdreni të Migjenit ishte i qëllimshëm për të krahasur rilindjen dje me këtë sot.
Për aktorët të cilët prej 2 vitesh bëjnë rezistencë kudër prishjes së godinës, kjo skenë mbetet magji e parë e pa krahasueshme me asgje
Ardiana Tolka interpretoi poemen Metamorfozë të Gjergj Fishtës e cila shquhet për autoironi therse. Aktorja e cila është e pranishme në këtë protest prej 2 vitesh , thotë se vec me besim kauza e tyre do triumfojë
Artistët që prej muajit korrik të 2019 vazhdojnë shfaqjet në skene dhe mirmbajtjen e saj./abcnews.al