Tërmeti në Turqi, reagon Rama: Shumë e trishtueshme, i jemi pranë popullit turk!

schedule23:39 - 24 Janar, 2020

schedule 23:39 - 24 Janar, 2020

Një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 6.8 i shkallës riter goditi Turqinë lindore mbrëmjen e sotme duke lënë dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur deri tani. Për këtë tragjedi të shtetit turk politika shqiptare ka reaguar.

Kryeministri Rama përmes një reagimi në rrjetin social Twitter shkruan se është shumë e trishtueshme fatkeqësi për Turqinë mike. Rama shkruan se Shqipëria i ndodhet pranë popullit turk në këto momente dramatike dhe lutet për të gjetur forcën ta përballojë këtë tragjedi.

“Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit Erdogan, të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi”

Më herët pati reagime edhe nga Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj dhe ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!