Malaga është në vështirësi financiare dhe i duhet të shesë ndonjë lojtar. Nga më të kërkuarit është mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare. Fierakun e duan në La Liga, por klubi i tij nuk heq dorë fort kollaj nga shërbimet e tij.
Të paktën jo derisa të mbërrijë oferta e duhura. “Malaga Hoy” raportoi ditë më parë se Malaga ka refuzuar 500 mijë euro nga Rayo Vallecano për kartonin e mesfushorit, ndërkohë që ka zhvillime të reja.
E njëjta media bën me dije se klubi spanjoll ka ofruar një ofertë tre herë më të lartë, plot 1.5 milion euro për Baren dhe përgjigja ka qenë sërish negative. Kështu Malaga mbetet në pritje të ndonjë oferte tjetër për mesfushorin shqiptar. /abcnews.al