Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Bernabeu” pajtohet me yjet/ Malaga mundet 4-0, Real bind tifozët dhe brohoritet fort

schedule10:49 - 31 Gusht, 2026

schedule 10:49 - 31 Gusht, 2026

Tri ndeshje, tri fitore. Nuk mund të kishte nisje më të mirë të La Ligës sesa kjo për Realin, dhe për më tepër të besuarit e Zhoze Murinjos kanë fituar edhe diçka të madhe.

Përkrahjen dhe besimin e tifozëve. Publiku në “Santiago Bernabeu”, si gjithmonë tepër ekzigjent, u zemërua shumë me “merengesit” pasi ata nuk fituan asnjë trofe sezonin e kaluar, as në Spanjë dhe as në Europë, dhe u desh ndeshja e dytë radhazi në shtëpi që të arrihej pajtimi.

Shkak, padyshim futbolli spektakolar për 70 minuta me radhë, falë lojës kolektive të yjeve ku mbi të gjithë ra në sy anglezi, Xhud Belingham. Pasi shkëlqeu në Botëror për “Tre luanët”, futbollisti ofensiv dha topin ndaj Malagës në fitoren 4-0, edhe pse shënoi vetëm një gol.

Kjo në 19’, pastaj erdhi autogoli nga Herrero në 26’ dhe nuk mund të mungonte Kilian Mbape. Kapiteni i Francës realizoi në 30’, pra në pjesën e parë u mbyll çdo diskutim.

Njëzet minutat e fundit nuk ishin aq të mira sa të tjerat, por kjo mund të pranohet në një sezon që pritet shumë i gjatë dhe i vështirë. Reali ishte shumë efikas, edhe pse gjuajtjet ishin barabar, nga 15, por Malaga futi vetëm një top në kuadrat e madrilenët plot 7.

Në minutën e parë shtesë, Arda Gyler realizoi për 4-0, ndërsa trajneri Zhoze Murinjo theksoi se e rëndësishme është që tifozët po kënaqen. Reali ka 9 pikë të plota në tri ndeshje, ndërsa Barcelona ka 6 pikë, por një ndeshje më pak, atë ndaj Vajekanos që do ta luajë këtë të hënë në “Kamp Nou”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!