Gjatë një komunikimi me median ditën e sotme kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla, u shpreh në lidhje me dekretin e kthyer nga presidenti Meta në kuvend për paketën antishpifje, për kreun e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë por edhe në lidhje me akuzat që ka bërë së fundmi Partia Demokratike, ndaj kryebashkiakut të Mallkastrës Qerim Ismailaj.
Balla tha se Partia Socialiste nuk ka asnjë përgjegjësi për çështjet individuale të gjithsecilit.
“Partia socialiste ka një vendim politik që nuk ka asnjë përgjegjësi politike për përgjegjësitë individuale të gjithësecilit në PS, në këtë rast ka përgjegjësi personale. Në çdo rast hetimin dhe në lidhje me akuzat është detyrë e prokurorsë së përgjithshme”, tha Balla.
Sipas denoncimit të bërë nga Partia Demokratike, Ismailaj është dënuar nga gjykata greke, dënim të cilin nuk e ka shënuar në formularin e dekriminalizimit.
Ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedimin për Kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj dhe ka nisur verifikimin për figurën e tij. /abcnews.al