Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 61 të lënduar. Mes tyre 25 policë, 6 gazetarë dhe një deputet

schedule11:43 - 29 Nëntor, 2026

schedule 11:43 - 29 Nëntor, 2026

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë një përditësim mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së dhunshme zhvilluar më 28 nëntor në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake nga strukturat spitalore, në total janë paraqitur për ndihmë mjekësore 61 persona në dy spitalet kryesore të kryeqytetit.



Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 50 pacientë, mes tyre 17 efektivë policie, 21 protestues, 6 gazetarë dhe 6 kalimtarë.

Nga këta, një efektiv policie, dy protestues, një gazetar dhe një kalimtar kanë mbetur të shtruar në spital, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njëri prej protestuesve të shtruar paraqitet me kontuzion të bulbit okular dhe jo me trup të huaj në sy, ndërsa po ndiqet në vijimësi nga mjekët specialistë.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar, konkretisht 8 efektivë policie, një protestues, një punonjës sigurie dhe një deputet. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut.

Pjesa tjetër e personave të paraqitur në Spitalin e Traumës kanë lënë gjithashtu ambientet spitalore pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!