Reshje bore në lartësitë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit, zbardhet Dardha. Ulja e temperaturave gjatë mbrëmjes u pasua nga reshje bore, në zonat malore të Korçës. Segmenti Boboshticë – Dardhë është i qarkullueshëm pa probleme, por këshillohet përdorimi i zinxhirëve nga drejtuesit e mjeteve. Subjektet kontraktore të mirëmbajtjes së rrugës kanë ndërhyrë duke hedhur kripë, ndërsa një mjet borëpastrues është në gatishmëri për të mbajtur hapur rrugën, intensiteti i reshjeve rritet.
Në zonat e tjera të juglindjes reshjet janë në formë shiu, ndërsa akset nacionale të juglindjes janë të kalueshme normalisht.


