Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“ABC News” në qytetin e Flamurit/ Vlora vishet kuq e zi, shqiptarë nga të gjitha trevat bashkohen në festën e 114-vjetorit të Pavarësisë

schedule10:21 - 28 Nëntor, 2026

schedule 10:21 - 28 Nëntor, 2026

Vlora është veshur kuq e zi në festën e 28 Nëntorit.

Shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare janë mbledhur në qytetin e Flamurit për të kremtuar 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Atmosfera festive ka përfshirë qytetin, ku flamujt kuqezi dhe prania e qytetarëve nga të gjitha trevat i kanë dhënë festimeve një karakter mbarëkombëtar.



ABC News pasqyron atmosferën festive në Vlorë, aty ku 114 vite më parë u hodhën themelet e shtetit të pavarur shqiptar.

28 Nëntori mbetet një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare, duke bashkuar shqiptarët në festën e Pavarësisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!