TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën për anëtarët e dyshuar të grupit kriminal, që akuzohet për trafikimin e lëndëve narkotike përmes lëkurëve të gjedhëve nga Kolumbia në Shqipëri.
SPAK ka kërkuar dënime të ndryshme me burg për të pandehurit, ndërsa për ata që kanë zgjedhur gjykimin e shkurtuar janë llogaritur edhe uljet përkatëse të dënimit.
Pretenca:
Aldi Zonja: 14 vite burg, ose 9 vite e 4 muaj në rast të gjykimit të shkurtuar.
Artion Çaushllari: 15 vite burg, ose 10 vite në rast të gjykimit të shkurtuar.
Geis Sejfullai, Ismail Abdurahmani, Jose Ramon Zakarias Vasquez dhe Samuel Alfonso Serano: nga 14 vite burg secili, ose 9 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.
Birce dhe H. L. Narvaez: nga 13 vite burg, ose 8 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar. Për dy të penduarit e drejtësisë është kërkuar dënimi me 4 vite burg.
Endi Sejdini: 12 vite burg, ose 8 vite me gjykim të shkurtuar.
Baki Huqi: 10 vite burg, ose 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Kërkesat e SPAK përfaqësojnë pretencën e organit të akuzës, ndërsa vendimi përfundimtar për të pandehurit do të merret nga gjykata.



