Gjykata e Posaçme e shkallës së parë ka pranuar kërkesën e të dënuarës Greta Gjoci për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.
E pranishme në seancë ishte dhe vetë Greta Gjoci sëbashku me foshnjen e saj që u mbajt nga kujdestarja e burgut të Pojskës.
Ajo u përfaqësua nga dy avokatët e saj një prej të cilëve theu bojkotin. Avokat Jurgen Gjoci tha se pavarësisht vendimit të Dhomës së Avokatisë për bojkotimin e seancave e marr përsipër pasi e kam familjare.
Avokati kërkoi te kalojë në masën e arrestit në shtëpi derisa fëmija të bëjë 1-vjecc. Greta Gjocit i kanë mbetur edhe 3 vite e 5 muaj nga dënimi i dhënë nga shkalla e parë.
Greta Gjoci foli dhe vetë në seancë ajo kërkoi shtyrjen e ekzekutimit të vendimit pasi ka foshnjen 4 muajsh dhe ka shfaqur probleme nuk ushqehet dhe nuk ka fjetur këto ditë që ka qëndruar në burgun e Pojskës.
Edhe Prokurori Ened Nakuci ishte dakord me kërkesën.
Prokurori tha se sipas kodit vendimi i dhënë duhet te ekzekutohet njëherë pastaj pezullohet. Sipas avokatit të dënuarës i kishin ngelur edhe 3 vite e 5 muaj.


