Analisti,Roland Bejko, ka komentuar reformën territoriale, duke theksuar se debati nuk duhet të përqendrohet vetëm te numri i bashkive, por te kompetencat që do të kenë ato.
Sipas tij, çështja kryesore nuk është numri i bashkive, por mënyra se si do të funksionojë pushteti vendor. Bejko ngriti gjithashtu pikëpyetje për koston ekonomike të reformës, duke theksuar se deri tani nuk ka një bilanc financiar.
Duke iu referuar integrimit europian, Bejko tha se reforma ishte prezantuar si një hap në këtë drejtim, ndërsa shtoi se ndryshimet në qarqe do të kërkonin një diskutim të veçantë.
“Në momentin kur ka një tension mes vendorit dhe qendrorit dhe është shoqëruar në të gjitha mjediset. Nuk është problem sa bashki do kemi, problemi është se çfarë kompetencash do kenë. Pushteti vendor duhet të ketë eficiencë, demokraci. Eficienca krijon demokraci. Për ekonomi, ka një bilanc, sa do të jetë kostoja ekonomike. Sot nuk kemi një bilanc financiar. Na thatë se do bënit atë reformë që të bëjmë një hap me integrimin. Nëse do prekni qarqet, bëhet numri më i ulët i qarqeve në raport me popullsinë. Është një reformë që hap diskutime. Reforma e 2014 nuk arriti objektivat.”


