Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Territorialja”, Lami ‘gjen’ gabimet: Partia Socialiste nuk ka ofruar konsensus

schedule20:36 - 7 Tetor, 2026

schedule 20:36 - 7 Tetor, 2026

TIRANË– Analisti Roland Lami, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi reformën e re territoriale, e cila pritet të votohet nesër në Kuvendin e Shqipërisë, pa konsensusin e Partisë Demokratike.

Lami tha se Partia Socialiste nuk ka ofruar konsensus për reformën, duke argumentuar se ndryshimet në ndarjen territoriale nuk janë thjesht një çështje akademike, por ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë në llogaritë elektorale të partive politike.

Sipas tij, propozimi për 46 bashki do të ndikojë në mënyrën se si do të strukturohet gara elektorale në zgjedhjet e ardhshme vendore.



Analisti e lidhi mungesën e konsensusit edhe me mënyrën se si është zhvilluar procesi i konsultimit. Sipas Lamit, reforma nuk është shoqëruar me një proces të mjaftueshëm të hapur komunikimi dhe konsultimi me qytetarët.

“PS nuk ka ofruar konsensus, se nëse do të afronte nuk do kishte këtë reagim pasi çështja e reformës territoriale nuk është çështje e mirëfilltë akademike që mund ta bëjmë në katedra shkencore, është çështje që lidhet kryesisht me llogari elektorale dhe partitë politike janë të ndjeshme në reformë, sepse iu gjithë implikimi që do ketë reforma e re me 46 bashki që propozon PS, do të rikompozohet e gjithë arkitektura e zgjedhjeve që do kemi në 2027.

E gjithë kjo klimë tensioni dhe llogaritë elektorale që ka brenda dhe unë nuk po i përjashtoj këto, tregon në thelb një arrogancë dhe tendencë për të imponuar në reformën të dytë pa negocim, së paku të opozitës.  Nuk ka ndodhur procesi që të jetë i mirëfilltë qytetar. Nuk jemi në kushtet ku jemi në një proces të hapur komunikimi, konsultash, dëgjesash. Janë bërë rast pas rasti”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!