Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE thirrje për ngritjen e shpejtë të institucioneve/ Kurti: Do flasim…pas certifikimit të rezultateve

schedule16:31 - 1 Korrik, 2026

schedule 16:31 - 1 Korrik, 2026

Kosovës i nevojiten institucione plotësisht funksionale për të përshpejtuar zbatimin e reformave dhe avancimin në procesin e integrimit evropian.

Ky ishte një nga mesazhet kryesore të BE në takimin e 7-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, i mbajtur në Prishtinë, ku u shqyrtuan zhvillimet politike, ekonomike dhe zbatimi i obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.

Takimi u hap nga kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, dhe drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Valentina Superti.



BE-ja kërkoi përshpejtimin e reformave që mbeten pezull, veçanërisht në administratën publike, sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, përfshirë të drejtat e komuniteteve joshumicë.

Po ashtu, BE-ja nënvizoi se e ardhmja evropiane e Kosovës kërkon një angazhim të të gjithë shoqërisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet partive politike, konsultimit me shoqërinë civile dhe përfshirjes së pushtetit lokal në avancimin e agjendës evropiane.

Ndërsa përballë krizë politike në vend, Kurti interesit të mediave për bisedime me subjektet e tjera politike iu përgjigj në ecje.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!