Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave ushtarake në Iran, në përgjigje të një sulmi me dron iranian ndaj një anijeje mallrash në Gjirin Persik.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se operacioni kishte në shënjestër depo raketash, baza dronësh dhe sisteme radarike bregdetare në territorin iranian. Më vonë, CENTCOM publikoi edhe pamje bardhezi nga një prej goditjeve, të cilat u cilësuan si materiale të deklasifikuara.
Një zyrtar amerikan deklaroi se operacioni ushtarak kishte përfunduar me sukses.
Ndërkohë, SHBA-ja dhe Irani kanë shkëmbyer akuza ndaj njëri-tjetrit për shkelje të kushteve të marrëveshjes së armëpushimit të arritur javën e kaluar, duke rritur shqetësimet për një përshkallëzim të ri të tensioneve në rajon.
https://t.co/CckXLJSpah pic.twitter.com/NoMQ7cNtN5
— U.S. Central Command (@CENTCOM) June 27, 2026



