Votimi i shqiptarëve në Diasporë/OSBE: Vendimi të jetë gjithpërfshirës

schedule13:18 - 23 Janar, 2018

schedule 13:18 - 23 Janar, 2018

Prej afro një viti përflitet përfshirja e votës së emigrantëve në zgjedhjet elektorale. Për herë të parë vendoset të dikutohet publikisht në një tryezë me përfaqësues nga institucionet shtetërore dhe shoqëria civile. E vetmja që mungoi ishte  opozita. Kryetari i OSBE-së Robert Wilton nënvizoi se marrja e një vendimi të tillë duhet jetë gjithpërfshirës.

Një e treta e shqiptarëve që jeton jashtë territorit të vendit janë elektorati i munguar prej vitesh për partitë politike.

Për herë të parë në këto 27 vjet zhvillohet një diskutim publik për përfshirjen e  votës së emigrantëve. Hapi i parë që kërkohet është rregjistrimi i tyre. Aktualisht shqiptarëve me vendbanim jashtë Shqipërisë u duhet të rinovojnë dokumentat e identifikimit pasi kanë plotësuar afatin 10 vjeçar.

Modelet për votimin elekronik apo me postë vijnë nga vende të ndryshme të botës. Për Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj duhet bashkëpunimi i opozitës për realizimin e reformës zgjedhore.

Në të njëjtën linjë për bashkëpunimin është edhe kryetari  në detyrë i prezencës së OSBE-së në Shqipëri Robert Ëilton. Ai kërkoi të tregohen të kujdesshëm në marrjen e këtij vendimi pasi  votimi elektronik nuk është i pamanipulueshëm.

Thirrjes iu bashkua vetëm Partia Socialiste. Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla vuri në dukje mungesën e kolegëve të opozitës.

Partitë politike kanë përsëritur thirrjet cdo vit elektoral që t’i bashkohen votat e emigrantëve Shqiptarë. Nëse regjistrimi i tyre bëhet sipas afateve të parashikuara, në vitin 2021 zgjedhjet parlamentare do të prodhojnë një rezultat të ri të pjesëmarrjes së votuesëve./abcnews.al