Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Broja e Mehmeti, “kriza” vazhdon/ Asnjë minutë në Angli, njëri në pankinë dhe tjetri në tribunë

schedule14:06 - 13 Shtator, 2026

schedule 14:06 - 13 Shtator, 2026

Në kampionate dhe vende të ndryshme në stadium, por me asnjë minutë në fushë. Fati i Armando Brojës dhe Anis Mehmetit vijon të jetë I njëjtë dhe i keq në sezonin e ri të futbollit anglez, ndërsa sirenat e alarmit bihen edhe për kombëtaren e Shqipërisë.

Broja ndoqi nga pankina të gjithë sfidën, që Burnely barazoi 1-1 në transfertën kundër wrexham në javën e shtatë të Championship.

Një tjetër zgjedhje taktike e trajnerit të tij, që konfirmon momentin e vështirë të sulmuesit kuqezi.

Në këtë edicion, Broja është preferuar gjithmonë si zëvendësues, me përjashtim të Kupës së Ligës ku luajti si titullar, por pa arritur të lerë gjurmë. E ardhmja e tij nuk duket aspak rozë, duke parë edhe nisjen e dobët të Burnley, që pas shtatë javësh renditet në vendin e fundit me vetëm tre pikë.

E nëse Broja, të paktën përfshihet në skuadër, akoma më e errët është atmosfera që rrethon Anis Mehmetin.

Futbollisti tjetër I përfaqësueses kuqezi ende nuk ka prekur asnjë fushë të Premier League me Ipsëich, ndërsa edhe ndeshjen e fundit e ndoqi nga tribuna.

Një tjetër goditje e rëndë për sulmuesin, që refuzoi ofertat në merkaton e verës, ndërsa për momentin kjo zgjedhje duket e gabuar. Përveç aspektit personal, situata e Brojës dhe Mehmetit shqetëson edhe trajnerin e kombëtares Rolando Maran, që fundjavën e ardhshme duhet të zbulojë zgjedhjet e tij në listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për sfidat e Ligës së Kombeve, duke nisur nga 26 shtatori.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!