Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Mbretëresha e akullit” në US Open/ Elena Ribakina fiton titullin, mund kampionen Sabalenka

schedule13:19 - 13 Shtator, 2026

schedule 13:19 - 13 Shtator, 2026

Nuk I ngjan edhe aq dominuesve të mëdha të këtij sporti në të kaluarën.

Jelena Ribakina, gjithsesi, as nuk e mendoi fare këtë ndërsa fitoi titullin e tretë Grand Slem në karrierë.

Po ashtu, konfirmoi vendin e parë në renditjen botërore të tenisit për femra.

Vajza e lindur në Moskë, në kryeqytetin e Rusisë, por që zgjodhi në 2018 që të përfaqësonte Kazakistanin, është sot në piedestalin e tenisit planetar, pasi mundi rivalen e ashpër, Arina Sabalenka në finalen e US Openit.

Tashmë ajo ia ka dalë të marrë titullin në Australian Open, ku është kampione në fuqi që në janar, Uimbëlldonin, që e bëri të vetin në 2022, si dhe tani në Nju Jork.

Në Arenën qendrore me emrin e famshëm e të ndjerë, “Arthër Ejsh”, në prani të gati 24 000 spektatorëve, kazakja ia doli 2-1 me sete, me rezultatin 6-4, 5-7 e 6-2 në dy orë e 21 minuta.

Betejë e fortë në dy sete, dhe dominim në të tretin.

Një kulm për Ribakinën që fitoi edhe 5.2 milionë USD, ndonëse për shkak të taksave në Shtetet e Bashkuara dhe në Nju Jork, ajo do të ketë në bankë vetëm rreth 2.7 milionë euro.

Kjo vajzë 27-vjeçare ka bërë një rrugë të gjatë në jetën e saj sportive, që kur nisi të merrej me gjimnastikë dhe balet në akull, për të përfunduar tek tenisi sepse ishte shumë e gjatë.

Për shkak të baletit ajo edhe cilësohet “mbretëresha mbi akull”.

Në 2018 ndoshta ajo shpëtoi karrierën duke kaluar në Kazakistan, sepse nuk po përballonte dot kostot e larta të sportit profesionist në Moskën e saj të lindjes.

Natyrisht, Jelena Ribakina është larg rekordeve të Margaret Kërtit me 24 Grand Sleme, Serena Uilliamsit me 23 apo Shtefi Grafit me 22.

Sidoqoftë, ajo dëshiron të fitojë sa më tepër, pavarësisht kësaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!