Zbardhen autorësia dhe rrethanat e plagosjes me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e 26 majit 2026 në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Tiranë.
Mësohet se Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për autorin e dyshuar Klodian Kallo, 31 vjeç, dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Gjergji Lleshi, 36 vjeç dhe Lulzim Mejdani, 45 vjeç.
Sipas uniformave blu, menjëherë pas njoftimit se një person ishte plagosur me armë zjarri në këmbë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 nisën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një automjet që dyshohet se është përdorur nga autorët në vendngjarje.
I plagosuri, ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të përgjegjësisë penale të secilit prej tyre, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!