Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të enjte, 7 maj, drejtuesit politikë të qarqeve, në selinë e PS. Mbledhja vjen në kuadër të turit të takimeve “Punët për Shqipërinë”.
Gazetari i ABC News, Andon Kello fokusi i kësaj mbledhjeje është organizimi i brendshëm i kësaj force politike.
Po ashtu, në këtë takim pritet të bëhet edhe një bilanc i ecurisë së turit të nisur nga PS, “Punët e Shqipërisë”, një tur i cili do të vijojë deri më 12 qershor, që përkon edhe me ditëlindjen e 35-5ë të kësaj partie politike.
Megjithatë deri tani kryeministri Rama nuk ka dhënë ndonjë porosi të veçantë.


