Banorët e pallateve të shembura në Thumanë kanë protestuar sot në Shëngjin. Ata refuzojnë të marrin bonuset nga bashkia pasi sipas tyre shuma prej 3 mij lekë për person është shumë e vogël.
Siç theksojnë banorët vlerat e qirave janë më të medha dhe ata nuk kane asnjë të ardhur. Shumë prej tyre kërkojnë që t’i strehojë qeveria.
“Erdhën me na dhënë bonus dhe na thanë gjeni shtëpi vetë, ku të mundeni. Ne nuk kemi kundësi të gjejmë shtëpi vetë. Na kanë thënë me 3 janar të ikim. Të na gjejë shteti shtëpi. Unë s’kam ku të shkoj. Kam dy pleq, vëllain invalid me tre kalamaj dhe vetë vetë i katërt. I bëjmë thirrje shtetit të na strehojë vetë. Të na strehojë jo merre bonusin dhe shko nga të duash”, thotë një prej qytetarëve.
Qytetarët të cilët refuzojnë të largohen nga hotelet paralajmërojnë se do të futen në grevë nëse nuk gjejnë zgjidhje./abcnews.al