Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skema e rritjes së përvitshme të pensioneve/ Rama: Një mekanizëm sigurie financiare për moshën e tretë

schedule09:56 - 12 Prill, 2026

schedule 09:56 - 12 Prill, 2026

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se qeveria ka stabilizuar një skemë të rritjes së përvitshme të pensioneve, e cila sipas tij do të vijojë me ritme të përshpejtuara në vitet në vijim.

Ai u shpreh se rritja e pensioneve e realizuar në janar të këtij viti do të dyfishohet në janarin e vitit të ardhshëm, do të trefishohet në 2028, do të katërfishohet në 2029 dhe do të pesëfishohet në 2030.

Sipas kryeministrit, paralelisht po përgatitet edhe një kolonë e re e sistemit të pensioneve, e cila do të funksionojë si shtesë ndaj skemës ekzistuese, duke krijuar një mundësi të dytë mbështetjeje për qytetarët në të ardhmen.



Rama shpjegoi se modeli i ri parashikon që çdo punonjës që kontribuon me një shumë të vogël nga paga e tij, për shembull 1 euro në muaj, të ketë një kontribut të barabartë nga shteti ose punëdhënësi, duke krijuar një fond individual që i shtohet pensionit bazë.

Ai theksoi se kjo është një skemë e bazuar në modele të suksesshme ndërkombëtare dhe synon të forcojë sigurinë financiare në moshën e tretë, pa zëvendësuar sistemin aktual të pensioneve.

“Ndërkohë që kemi stabilizuar dhe kemi vënë në lëvizje një skemë rritjeje të përvitshme të pensioneve, çka është rritur në këtë janar do të dyfishohet në janarin e ardhshëm, do të trefishohet në janarin e 2028-ës, do të katërfishohet në janarin e 2029-ës dhe do të pesëfishohet në janarin e 2030-ës.

Po përgatisim edhe një kolonë tjetër të skemës së pensioneve, e cila i bashkëngjitet në mënyrë komplementare sistemit aktual, kolonës qendrore të pensioneve, duke krijuar një hapësirë të re dhe një mundësi të dytë mbështetjeje për të ardhmen.

Ideja është shumë e thjeshtë: çdo punonjës që zgjedh të kontribuojë me një shumë të vogël nga paga e tij, për shembull 1 euro në muaj, do të ketë një kontribut të barabartë nga pala tjetër, shteti ose punëdhënësi në sektorin privat. Në këtë mënyrë, kontributi dyfishohet dhe, muaj pas muaji, krijohet një fond individual, i cili i shtohet pensionit që përfitohet normalisht nga kolona e parë, skema ekzistuese.

Kjo nuk është absolutisht diçka “alla shqiptare”, sepse ne nuk bëjmë të tilla; po mësojmë nga përvojat më të mira dhe përpiqemi të sjellim këtu modele të sprovuara. Pra, është një model i mirënjohur që krijon mundësinë e krijimit gradual të një fondi pensionesh, për më shumë siguri për individin dhe për një lidhje më të qëndrueshme mes punonjësit dhe punëdhënësit, shtetit apo privatit. Një mekanizëm sigurie financiare për moshën e tretë dhe, e përsëris, një mekanizëm komplementar që nuk e prek, por e forcon mekanizmin aktual”, theksoi Rama/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!